Driton Ajazi: Milionat nuk ma blejnë heshtjen!

Kosova

Driton Ajazi: Milionat nuk ma blejnë heshtjen!

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 06:20
Driton Ajazi në Çikatovë të Vjetër

Fushatën zgjedhore, kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga DD, Driton Ajazi e ka vazhduar edhe në Çikatovë të Vjetër.

Ai thotë se i ka garantuar banorët se do të jetë aleat i tyre në luftën për tokë, ujë e ajër të pastër, e edhe në zbardhjen e kontesteve që lidhen me kompensimin e pronave.

Statusi i Ajazit:

Sot, ishim në Çikatovë të Vjetër, fshat ky që më së rëndi e ka pësuar aleancën e pushtetit lokal me oligarkët.

Në këto 5 vite të keqqeverisjes, kryetari në ikje u bë i shurdhër ndaj ankesave të banorëve për ndotje enorme të ujit, ajrit e tokës nga Ferronikeli. Po ashtu, nuk u vu në mbrojtje të pronave të banorëve, për të cilat tregojnë se nuk janë kompensuar dhe tani Ferronikeli do që të nxjerrë xehe në to.

Në vend që t’u shërbente qytetarëve, kryetari në largim u vu kundër tyre. Për më keq, e luajti rolin e zëdhënësit të oligarkut që nga Ferronikeli i merr milionat, e qytetarët thonë se po ua merr edhe jetët me ndotjen ekstreme.

Nuk kam hasë diku mllef më të madh në pushtetin keqbërës sesa në Çikatovë.

Unë i garantova banorët se do të jem aleat i tyre në luftën për tokë, ujë e ajër të pastër, e edhe në zbardhjen e kontesteve që lidhen me kompensimin e pronave.

Milionat nuk ma blejnë heshtjen! Prandaj, do të jem zë i tyre për secilën brengë e shqetësim që kanë.

#Voto182

#KjoËshtëKohaJonë!

#DemokratëtPërDrenasin

#DritoniPërDrenasin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat