​Shqiptohen 498 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19

Kosova

​Shqiptohen 498 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Qytetarë të shumtë nuk po përfillin masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shtetërore e shëndetësore.

Me këtë rast, Policia e Kosovës po vazhdon që të shqiptojë gjoba për gjithë ata të cilët nuk po respektojnë masat kundër koronavirusit.

Vetëm gjatë së hënës policia shqiptoi 498 gjoba.

Ndërkohë që nga java e fundit e gushit numri i rasteve të vdekjeve por edhe i rasteve pozitive shënuan rritje, për çka u ndërmorën edhe masat antiCOVID-19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat