ShSKUK: Po trajtohen 165 pacientë nga COVID-19

Kosova

ShSKUK: Po trajtohen 165 pacientë nga COVID-19

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 10:38
Ilustrim

Në spitalet e përgjithshme dhe klinikat e COVID-19 janë duke u trajtuar 165 pacientë të infektuar me koronavirus.

Në raportin ditor të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) thuhet se, 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, kurse 109 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Raporti i plotë i ShSKUK-së:

ShSKUK, po trajton 165 pacientë nga COVID-19

Sipas raporteve të datës 5 tetor 2021 nga klinikat COVID-19, në QKUK dhe spialet e përgjithshme, në trajtim mjekësor nga COVID-19, po marrin 165 pacientë.

109 pacientë janë nën asistim të oksigjeno-terapisë dhe 14 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 35 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 10 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv, në Klinikë Infektive, 9 pacientë

Spitali i Prizrenit, 9 pacientë

Spitali i Gjakovës, 13 pacientë

Spitali i Pejës, 23 pacientë

Spitali i Gjilanit, 11 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë

Spitali i Ferizajt, 17 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat