Berisha premton pajisjet për diagnostifikimin e kancerit te gjirit

Kosova

Berisha premton pajisjet për diagnostifikimin e kancerit te gjirit

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 15:00
Bekë Berisha

Kandidati për kryetar të komunës së Istogut, Bekë Berisha në dy takimet e mbajtura me gratë e Istogut, si shenjë solidariteti për gratë që përballen me kancer të gjirit, kanë vendosur fjongo rozë.

Berisha tha se prioriteti i tij në bashkëqeverisjen me qytetarët, do të jetë shëndeti dhe mirëqenia, duke krijuar kushte adekuate për gratë.

Postimi i plotë:

Në dy takimet e mbajtura me gratë e Istogut, me shkas vendosëm fjongot rozë, si shenjë e solidaritetit me çdo grua që përballet me këtë sfidë dhe ia del mbanë, por edhe si shenjë kujtese për ato të cilat nuk janë.

Prioriteti ynë në bashkëqeverisjen me qytetarët, do të jetë shëndeti dhe mirëqenia, do krijojmë kushte adekuate për gratë dhe në kuadër të programit, do të planifikojmë nevojën për pajisjet të cilat diagnostifikojnë zhvillimin e kancerit te gjirit , sepse zbulimi i hershëm shpëton jetë.

Bashkë për qytetarët!

121

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat