1,895 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Kosova

1,895 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 07:46
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 1,895.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155,379, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,964 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.777 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.388.583 doza të vaksinës.

Deri më sot 573.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat