“Gëzimi i parë i nanës na la përgjithmonë”, Ikballe Huduti me fjalë prekëse për djalin që i vdiq

Kosova

“Gëzimi i parë i nanës na la përgjithmonë”, Ikballe Huduti me fjalë prekëse për djalin që i vdiq

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 07:55
Ikballe Huduti

Ikballe Huduti nga Instituti Kërkimor “Naim Frashëri” ka shkruar fjalë prekëse për djalin që i vdiq mbrëmë. Ajo ka njoftuar se ai ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Huduti ka thënë se “kjo dhimbje qenka kapak i të gjitha dhimbjeve që mund të egzistojnë në botë.”

“Gëzimi i parë i nanës biri im Ahmedi sonte na la përgjithmonë. Ne te Zotit jemi dhe Atij do t'i kthehemi, po sot babai i Noah Husejnit na la pa prit pas infektimit me covid dhe me shtrëngim gjoksi. Shkove bir Ahmed, ma la me plagë zemrën time edhe për sa kam jetë. Por do të duroj se Zoti kështu paska desht. Zoti vendosi te më sprovoj edhe me këtë dhimbje që qenka kapak i të gjitha dhimbjeve që mund të egzistojnë në botë”, ka shkruar Huduti.

Ajo ka bërë thirrje që të mos shkojë askush për ngushëllime, meqenëse e gjithë familja janë të infektuar me koronavirus.

“S'keni nevojë për vizitë ngushëllime në shtëpinë tonë, sepse e gjithë familja jemi keq të sëmurë me Virus. Vetëm ju lutemi bëni  lutje e kërkim rahmeti për shpirtin e djalit tim Ahmed, inshallah Zoti e gradon me Xhennet e shpëton nga azabet e varrit. ”, ka shkruar Huduti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat