Latifi kërkon mandatin e ri në Rahovec

Kosova

Latifi kërkon mandatin e ri në Rahovec

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 00:08
Smajl Latifi

Smajl Latifi i AAK-së kërkon mandatin e ri për ta drejtuar Komunën e Rahovecit pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Ai është zotuar se këtë institucion do të vazhdojë që ta qeverisë me llogaridhënie dhe transparencë.

Më tej ai ka vazhduar duke prezantuar planet e tij ku prioritet të parë e ka paraqitur bujqësinë.

“Bujqësia, ekonomia, agroturizmi dhe punësimi, janë prioritete bashkë me arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën… Bujqësia është prioritet numër një”, është shprehur Latifi.

Ai ka theksuar se në mandatin e tanishëm i ka përmbushur 88 përqind të premtimeve.

“Gjatë katër vjetëve janë një mijë  527 fermerë që janë mbështetur me mekanizëm bujqësor, janë ndarë 597 koshere bletësh, janë ndërtuar 15 stalla… Do të vazhdoj që ta rris buxhetin për bujqësi”, ka vazhduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat