139 pacientë në trajtim spitalor nga COVID-19

Kosova

139 pacientë në trajtim spitalor nga COVID-19

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim spitalor janë 139 pacientë, si pasojë e COVID-19.

Në raportet e klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme, rezulton se nga 139 pacientët që po marrin trajtim mjekësor, 86 janë më oksigjeno-terapi dhe 10 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 28  pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 10 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive,  7 pacientë

Spitali i Prizrenit, 8 pacientë

Spitali i Gjakovës, 8 pacientë

Spitali i Pejës, 15  pacientë

Spitali i Gjilanit, 9 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient

Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë

Spitali i Ferizajt, 17 pacientë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat