Jakupi: Gjatë mandatit tim 4 vjeçar do të mbështes të gjitha bizneset në Kamenicë

Kosova

Jakupi: Gjatë mandatit tim 4 vjeçar do të mbështes të gjitha bizneset në Kamenicë

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 14:33
Pamje nga vizita

Kanidati për kryetar të komunës së Kamenicës, Faton Jakupi ka vizituar fabrikën e ujit në Kamenicë “Zajeci”, duke theksuar se kjo fabrikë që drejtohet nga Rrahim Imeri është një histori suksesi në komunë.

Sipas Jakupit, gjatë mandatit 4 vjeçar premtoi se do të mbështes bizneset duke u krijuar sa më shumë lehtësira.

Postimi i plotë:

Kush në Kosovë nuk ka dëgjuar për ujin ‘Zajqeci’ ?

Kjo fabrikë që drejtohet nga Rrahim Imeri është një histori suksesi në komunën tonë dhe tregues se me punë dhe përkushtim arrihet çdo gjë.

23 familje marrin pagë nga kjo fabrikë.

Biznese të tilla i kanë munguar Dardanës.

Gjatë mandatit tim 4 vjeçar do të mbështes bizneset duke u krijuar sa më shumë lehtësira.

Dardanës i duhet edhe disa biznese të tjera, që do ta zhvillojnë ekonominë e komunës, krijojnë vende të reja pune e sigurojnë mirëqenie.

Bashkë dhe ndershëm!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat