Nëntë pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë

Kosova

Nëntë pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 11:36
Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht në trajtim nga Covid-19 janë 105 pacientë.

Prej tyre nëntë pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK:  Po trajtohen 105 pacientë nga COVID-19

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim spitalor janë 105 pacientë. Prej tyre, 66 me oksigjeno-terapi dhe 9 në mjekimin intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 23 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 8 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 6  pacientë

Spitali i Prizrenit, 11 pacientë

Spitali i Gjakovës, 4 pacientë

Spitali i Gjilanit, 9 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë

Spitali i Ferizajt, 16 pacientë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat