Mbi 621 mijë persona të vaksinuar plotësisht ndaj COVID-19 në vend

Kosova

Mbi 621 mijë persona të vaksinuar plotësisht ndaj COVID-19 në vend

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Numri i vaksinimeve ndaj COVID-19 në vend është duke u rritur çdo ditë që prej se nisi fushata e vaksinimit masiv në qershor të këtij viti.

621 mijë e 405 qytetarë janë vaksinuar me të dy dozat ndaj COVID-19 ndërsa me njërën dozë janë vaksinuar 202 mijë e 899 persona.

Gjatë ditës së sotme janë administruar 13 mijë e 24 vaksina teksa janë paraparë 17 mijë e 334 termine për tu imunizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat