Mehmeti i AKR-së: Prishtina nuk ka kohë të humb me kryetar tjerë

Kosova

Mehmeti i AKR-së: Prishtina nuk ka kohë të humb me kryetar tjerë

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 18:28
Mehmeti i AKR-së: Prishtina nuk ka kohë të humb me kryetar tjerë

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmet, ka mbajtur takim me banorët e Hajvalisë, ku tha se ky vend është lënë pas dore nga qeverisja e kaluar.

Premtim për këta banorë iu dha qasje në ndërtimin e unazës, e cila do t’i lidh qytetet tjera. Me këtë, ai tha se ky projekt do të jetë zhvillim ekonomik për këtë vend.

“Do të ndërtohet shtëpia për të moshuar. Një gjë tjetër do ta bëjmë, edhe unazën, e cila do të kalojë nëpër Hajvalinë, pra do të kalojë pranë Hajvalisë, që do të ketë zhvillim dhe qytetarët do të kyqen më lehtë. Poashtu, këtë vit kemi inicuar projektin për kolektorin, ma thuani se kush ka bërë më shumë se Gëzim Mehmeti dhe Selim Pacolli. Nuk premtojmë gjëra që nuk mund ti realizojmë por gjëra që janë të vërteta dhe të kapshme. I gjithë plani në qeverisjen time do të jetë në bashkëqeverisje dhe transparencë, ku qytetari do të qeverisë së bashku me neve”, tha ai.

Teksa ka folur për premtimet e tij, ai tha se Prishtina nuk ka kohë të humb me kryetarë tjerë.

Prishtina nuk ka kohë të humb, dhe nuk duhet as një minutë ta humbim. U cek çështja e vërtetimit në tatim-pronë. Shumë qytetarë paguajnë tatim, ku shumë qytetarë shkojnë me kilometra për ta paguar një vërtetim në pronë, por unë do ta bëjë digjitalizimin e saj”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat