Ramosaj: Fryma e fitores me 17 tetor po vërehet kudo në Deçan

Kosova

Ramosaj: Fryma e fitores me 17 tetor po vërehet kudo në Deçan

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 22:05
Bashkim Ramosaj

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka vazhduar takimet në Bellenë e Strellc të Epërm.

Ramosaj u zotua se do ta bëjë Bellenë ndër qendrat më të bukura sa i përket turizmit, ndërsa në Strellc premtoi realizimin e shumë projekteve.

Postimi i plotë:

I nderuar me pritjen e Bellagjinjve, në fshatin më të lashtë të komunës sonë në Belle! Jemi zotuar dhe do ta bëjmë Bellenë, një nga qendrat më të bukura dhe më atraktive të turizmit në mbarë hapësirën shqiptare! Jam shumë i lumtur që vite me parë, personalisht kam ndjekur të gjitha procedurat ligjore për ta rikthyer edhe administrativisht të zyrtarizohet si vendbanim, me të drejtën e tyre shekullore! Po ashtu, ndihem krenar që në këtë mandat kam arritur të punojmë dhe ndërtojmë infrastrukturën rrugore për në Belle, ani pse ende e pa kompeltuar tërësisht, por po punojmë drejtë përfundimt te plotë dhe nuk ka pengesë që na ndalë. Po punojmë dhe do ta jetësojmë që sa më shpejtë të arrijë edhe rrjeti elektrik dhe çdo lloj shërbimi publik, si në çdo lokalitet tjetër! Po ashtu, jam përkushtuar që ky vendbanim të shëndrrohet në fshat turistik dhe ndihem mirë kur shoh zhvillime e ndërtime që i shërbejnë zhvillimit të turizmit në këtë zonë! Faleminderit për mikëpritjen në truallin e lashtë të familjes së Smajl Demushit (vëllëzerit Ahmetaj) dhe nga gjithë bellagjinjtë, familje për familje! E po ashtu, dua të falenderoj edhe z.Musa Çekaj, vëllaun e Heroit tonë Sali Çekaj, për respektin dhe mikëpritjen! Faleminderit nga gjithësecili prej jush për besimin dhe mbështetjen tuaj të parezervë! Jemi bashkë dhe do të jemi bashkë gjithmonë

! #PërDeçaninSkaMeUndal. #AAK121

BR Faleminderit STRELLC! Sonte shumë i nderuar me mikëpritjen dhe mbështejen e qytetarëve të nderuar nga Strellci i Epërm dhe Strellci i Ulët! Fryma e fitores sonë më 17 tetor, tanimë vërehet kudo! Mbështetja për Programin Politik dhe Vizionin tonë për Deçanin që duam po rritet si asnjëherë më parë! Qytetarët e respektuar të Strellcit e kanë zotimin tim të sinqertë që nuk do të ndalem deri në realizimin e projektit të fundit dhe gjitha premtimeve që janë nevoja të qytetarëve të këtij lokaliteti! Faleminderit nga zemra Strellc! #PërDeçaninSkaMeUndal. #AAK121

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat