Haradinaj kërkon votën për Agron Gashin në Dragash

Kosova

Haradinaj kërkon votën për Agron Gashin në Dragash

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 17:16
Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj përmes një video deklarate, i ka kërkuar qytetarëve të Dragashit votën për kandidatin për kryetarë, Agron Gashi. Haradinaj ka thënë se Dragashi ka resurse shumë dhe se është i bindur që me qeverisje të mirë komunale mund të zhvillohet edhe më shumë.

“E kam për nderë të kërkoj votën tuaj për kryetarin Agron Gashi, kandidat për kryetar të komunës së Dragashit, për asamblistët tonë me numrin 121”, ka thënë i pari i AAK-së.

Ai në fund tha se kemi qenë gjithmonë bashkë dhe se do qëndrojmë gjithmonë bashkë, e kësaj here për zhvillimin e komunës së Dragashit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat