Murati: Garoj për të fuqizuar standarde më të larta etike në politikë

Kosova

Murati: Garoj për të fuqizuar standarde më të larta etike në politikë

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 14:48
Endrita Murati

E lindur në Llapashticë, e shkolluar për shkencat kompjuterike, folëse e gjuhës angleze, dy herë e votuar për të qenë përfaqësuese e qytetarëve në Kuvendin e Komunës së Podujevës, menaxhere e biznesit të familjes së saj, znj. Endrita Murati përsëri gjendet në listën e PDK-së me Nr. 4, kërkon votën e llapjanëve me besimin se ajo mund t'i shërbejë kauzës për të fuqizuar vlera të reja politik, kryesisht përmes rritjes së standardeve etike të zyrtarëve publik por edhe fuqizimit të rrolit të gruas në jetën politike e vendimmarrëse.

Thotë se është përjetësisht falemnderuese ndaj llapjanëve që e votuan dy herë dhe veçanarisht për vendlindjen e saj Llapashticën e cila e ka mbështetur bazuar mbi vlerat e saja dhe të familjes.

"Ka qenë familja ime ajo që më ka mundësuar të kem një pranueshmëri të vlerësuar të votuesve, për cka ndihem jashtëzakonisht mirë por edhe përgjegjëse", tha Endrita.

Murati thotë se nuk i pëlqejnë mburrjet dhe ekspozimi i panevojshëm publik, prandaj ka zgjedhur të flas vetëm atëherë kur e ndjenë se ka për të thënë dicka të rëndësishme.

"Kam diskutuar vetëm kur kam pasur për të tërhequr vërejtjen për çështje me rëndësi jetike për Podujevën sepse ndjeja se të folurit e shpeshtë dhe pa përmbajtje po e kthen ligjërimin politik në një arenë të vetëpromovimit personal, në vend të garës për ide, koncepte e zgjidhje vizionare për zhvillimin e Llapit. Kam folur për mungesën e çerdheve publike, kam folur për shkeljet e evidentuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit në lidhje me projektet zhvillimore, kam folur për mungesën e sensit strategjik të shpenzimit të buxhetit, për hartën zonale, për zhdukjen e gjurmëve urbane të qytetit me të cilën na ikin kujtimet e brezave etj. Kështu mendoj se kam ngritur çështje që direkt e kanë për fokus qytetin e Podujevës, rethinën e Llapit, jetën e qytetarëve, pra, jonë rradhë të parë veten time apo grupimin e caktuar politik. Ne jemi në politikë për të tjerët në rradhë të parë, jo për veten tonë në rradhë të parë", është shprehur ajo.

Endrita mendon se standardet etike dhe përgjegjësia politike e pubike ka nevojë të transformohen e avancohen. "është një trend pozitiv që po ndodhë këto kohë në këtë drejtim, por mendoj se duhet të bëhet më tepër në këtë drejtim". Për znj. Murati, sjelljet politike, pra veprat e bëjnë një politikan adapt me nevojën për vancim të përfaqësimit e shërbimit polibik, jo thjesht fjalët e zhurma për gjëra që folësi as nuk i beson.

"Në përvojën time të deritanishme, kam hasur në jo pak raste kur provohet që vota në asamble të shkëmbehet jo për ide, por për interesa personale. Asnjëherë s'kam lejuar të ndodhë kjo dhe nuk do të lejoj as në të ardhmen sepse kjo do të ishte keqpërdorim i besimit që të japin njerëzit, poashtu degradon mëtej figurën e përfaqësuesit politik por edhe të femrave në politik. Natyrisht dhe më e rëndësishmja, e kjo në planin personal, këtë e parandalon edhe tradita ime familjare. Ky mendoj se është kthimi më i përgjegjshëm i besimit të qytetarëve si pritshmëri: pra, qëndrueshmëria për atë që e ke premtuar e prezantuar në fillim". Znj. Murati, në rast se do të rizgjidhet, thotë se në Kuvendin e Komunës do të vijojë të angazhohet për prioritete që e mbështesin rritjen e numrit të çerdheve, cilësinë në arsim, cilisinë e shërbimeve në shëndetësi dhe investime në turizëm.

Ajo shpreson se Podujeva në mandatin e ardhshëm do të udhëhiqet me vizion zhvillimor që ia mundëson zhvillimin më të shpejt ekonomik e social.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat