Ramosaj: Në qeverisjen time, do të ndihmojë dhe përkrahë fermerët në Deçan

Kosova

Ramosaj: Në qeverisjen time, do të ndihmojë dhe përkrahë fermerët në Deçan

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 17:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj vizitoi fermerin Ismet Dervishaj me bashkëpunëtor, ku me këtë rast edhe kanë bërë gati për eksport mbi 140ton me kunguj.

Ramosaj tha se Komuna e Deçanit do të përkujdeset që në të ardhmen të ndihmoj dhe përkrahë këtë kulturë dhe këta fermer.

Postimi i plotë:

Mbi 140.000kg kunguj po esportohen nga Deçani në Zvicër!

Sot, fermeri Ismet Dervishaj me bashkëpunëtor, pasi që kanë marrë rendimentin nga puna e tyre e shkëlqyer, kanë bërë gati për eksport mbi 140ton me kunguj. Me këtë varietet të kungullit përpunohen supa të ndryshme, lëngje dhe shumë deserte tjera.

Padyshim që Komuna e Deçanit do të përkujdeset që në të ardhmen të ndihmoj dhe përkrahë këtë kulturë dhe këta fermer.

Ismetit së bashku me bashkëpunëtor ju dëshirojmë suksese dhe punë të mbarë!

BR

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat