Ndërtimi i shkollës në fshatin Dumosh, Bulliqi reagon ndaj akuzave të Hysenit, i quan shpifje

Kosova

Ndërtimi i shkollës në fshatin Dumosh, Bulliqi reagon ndaj akuzave të Hysenit, i quan shpifje

Nga: A.SH Më: 11 tetor 2021 Në ora: 18:05
Shpejtim Bulliqi

Shpejtim Bulliqi ka reaguar ndaj kundërkandidatit të LDK-së, Ekrem Hyseni i cili ka thënë se është larguar nga projekt buxheti ndërtimi i shkollës në fshatin Dumosh.

Bulliqi ka thënë se kjo është e pavërtetë dhe se ndërtimi i shkollës në fshatin Dumosh është planifikuar në Kornizën Afatmesme Buxhetore në vitin 2023.

Reagimi në Facebook:

Reagim ndaj shpifjeve të kundërkandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë

Gjatë tubimeve elektorale para simpatizantëve dhe qytetarëve, kandidati nga radhët e LDK-së në Podujevë, po i gënjen banorët e fshatit Dumosh dhe qytetarët tjerë se është larguar nga projekt buxheti ndërtimi i shkollës në fshatin Dumosh. E vërteta qëndron se, ndërtimi i shkollës në fshatin Dumosh është planifikuar në Kornizën Afatmesme Buxhetore në vitin 2023.

Akuza të tilla të pa baza dhe me qëllim të dëmtimit tonë, janë spekulime dhe nuk u kontribuojnë qytetarëve e as kësaj partie.

Ne nuk ndalemi me punë të mira e në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat