Arben Gashi: Podujevën mund ta marrim pa balotazh

Kosova

Arben Gashi: Podujevën mund ta marrim pa balotazh

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 22:55
Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së në Kuvendin e Kosovës, Arben Gashi është i bindur se do të dalin fitues në Podujevë. Ai thotë se ky rezultat mund të arrihet qysh në raundin e parë të zgjedhjeve.

Komentet Gashi i bëri në T7.

"Në Podujevë ne presim fitore, gjasat janë që Podujevën e marrim edhe pa balotazh. Pra, e kemi një rezultat të jashtëzakonshëm, ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm në Podujevë”, tha Gashi.

“Sot qytetarët e Kosovës shohin krejt ndryshe”, shtoi ai.

“Unë edhe një herë po e përsërisë që jemi shumë optimistë që në Podujevë ne mund të fitojmë edhe pa balotazh”, theksoi Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat