Vodhën Thesarin e shtetit, aktakuzë ndaj Labinot Grudës dhe Kadri Shalës

Kosova

Vodhën Thesarin e shtetit, aktakuzë ndaj Labinot Grudës dhe Kadri Shalës

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 15:19
Labinot Gruda, Kadri Shala

(E plotësuar 15.30) Ndaj të pandehurit me inicialet Kadri Shala është ngritur aktakuza për shkak të veprave penale “Shpëlarje e parasë’’ nga neni 308 të KPRK-së, lidhur me nenin 56 të Ligjit për Parandalimin e Shpëlarjes se Parasë dhe Financimin e Terrorizmit, në bashkëveprim me të pandehurin Labinot Gruda dhe për veprën penale ‘’Ndihma’’ nga neni 33 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, në ndërlidhje me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 të KPRK-së.

Prokuroria Speciale njofton se si pasojë e veprimeve inkriminuese të të pandehurve L.G dhe K.SH, buxhetit të Republikës së Kosovës i është shkaktuar dëm në vlerë prej dy milion e shtatëdhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e pesë euro e nëntëdhjetë cent (2,077,995.90) euro.

Lidhur me këtë, Prokuroria ka kërkuar konfiskimin e katër (4) veturave të cilat janë rrjedhojë e këtij aktiviteti kriminal, shumën e të hollave të cilat janë ngrirë me urdhër të gjykatës.

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës, shpëlarje e parasë 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurve me iniciale L.G dhe K.SH.

I pandehuri L.G., akuzohet për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 i KPRK-së, ‘’Hyrja në sistemet kompjuterike’’ nga neni 327  të KPRK – së,  ‘’Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes’’ nga neni 336  të KPRK- së, si dhe ‘’Shpëlarje e parasë’’ nga neni 308 të KPRK-së, lidhur me nenin 56 të Ligjit për Parandalimin e shpëlarjes së parasë dhe financimin e terrorizmit, në bashkëkryerje me të pandehurin K.SH.

Ndërkaq, ndaj të pandehurit me inicialet K.SH., është ngritur aktakuza për shkak të veprave penale ‘’Shpëlarje e parasë’’ nga neni 308 të KPRK-së, lidhur me nenin 56 të Ligjit për Parandalimin e Shpëlarjes se Parasë dhe Financimin e Terrorizmit,  në bashkëveprim me të pandehurin L.G, dhe  për veprën penale ‘’Ndihma’’ nga neni 33 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, në ndërlidhje me veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 të KPRK-së.

Prokuroria Speciale ju njofton se si pasojë e veprimeve inkriminuese të të pandehurve L.G dhe K.SH, buxhetit të Republikës së Kosovës i është shkaktuar dëm në vlerë prej dy milion e shtatëdhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e pesë euro e nëntëdhjetë cent (2,077,995.90) euro.

Lidhur me këtë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka kërkuar konfiskimin e katër (4) veturave të cilat janë rrjedhojë e këtij aktiviteti kriminal, shumën e të hollave të cilat janë ngrirë me urdhër të gjykatës, si dhe nga ana e të pandehurve të bëhet kompensimi i humbjes apo dëmit të shkaktuar Buxhetit të Republikës së Kosovës, deri në përmbushjen e vlerës së dëmit të shkaktuar si rezultat i veprave penale, ose në të kundërtën, gjykata lidhur me këtë të konfiskojë çdo pasuri të të pandehurve deri në kompensimin e plotë të dëmit të shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat