AAK: Pse Qeveria nuk e ka bërë publik raportin e Komisionit për matjen e territorit të Kosovës?

Kosova

AAK: Pse Qeveria nuk e ka bërë publik raportin e Komisionit për matjen e territorit të Kosovës?

Më: 7 mars 2017 Në ora: 22:21
Logo e AAK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ngritur dyshimet për mos publikimin e raportit për matjen e territorit.

Përmes një njoftimi për media AAK i është drejtuar kryeministrit duke i thënë “tregoni opinionit publik se pse po e mban të fshehtë këtë raport”

Më poshtë njoftimi i plotë i AAK-së:

Pse Qeveria e Kosovës nuk e ka bërë publik raportin e Komisionit “Islami” për matjen e territorit të Kosovës!?
Kryeministri kishte premtuar se do ta bënte publik menjëherë dhe nuk e bëri. Kryeministër tregoni opinionit publik se pse po e mban fshehtë këtë raport.
Çka ka ai që nuk duhet ta dijë populli i Kosovës?
Pse po frikohesh ta bësh publik?
Fundja populli ka të drejtë ta dijë se çfarë bëri ky komision dhe si ndodhi që territori i Kosovës të dalë më i madh dhe njëkohësisht të rritet edhe territori i Malit të Zi.
Cila është magjia që përdori Komisioni i “argatit” tuaj Kryeministër!
Ju nuk mund ta mbani të fshehtë punën e Komisionit që është paguar me taksat e qytetarëve të Kosovës.
Kryeministër a jeni hala kryeministër i Kosovës, apo e keni ndërruar selinë.
AAK është e zhgënjyer me fshehjen e këtij raporti dhe i ka dyshimet e saj për motivet e kësaj fshehje!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat