Brahimaj: PDK dhe LDK janë në “luftë” për merita

Kosova

Brahimaj: PDK dhe LDK janë në “luftë” për merita

Më: 7 mars 2017 Në ora: 23:50
Deputeti i AAK-së Lahi Brahimaj

Deputeti i AAK-së Lahi Brahimaj e ka përshëndetur iniciativën e presidentit Thaçi për formimin e Ushtrisë, por që shprehi dyshime që një gjë e tillë është serioze.

“Qeveria ka mundur kohë më parë të formojë ushtrinë me votat e deputetëve shqiptarë”, ka thënë Brahimaj.

“Unë jam shumë ithtar që të formohet ushtria dhe unë si deputet dhe partia që i takoj do ta votojmë një gjë e tillë”.

Brahimaj ka thënë se është “luftë” meritash mes LDK-së dhe PDK-së se kush e inicioj formimin e ushtrisë.

Profesori Universitar, Fadil Maloku ka thënë se mos formimi i ushtrisë në vitin 2014 e më herët, është shkak i rrethanave jo të favorshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat