Gjermania mbështet Kosovën në fuqizimin e ligjit

Kosova

Gjermania mbështet Kosovën në fuqizimin e ligjit

Më: 8 mars 2017 Në ora: 11:16
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha në takim me ministrin gjerman, Heiko Maas

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, me ftesë të Ministrit të Drejtësisë të Republikës Federale të Gjermanisë, ka qëndruar për vizitë dy ditore në Berlin.

Në takim me ministrin gjerman, Hoxha ka falënderuar atë për mbështetjen e deritashme që Gjermania i ka dhënë Kosovës për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Në veçanti , e para e drejtësisë së Kosovës ka falënderuar Ministrin Maas për kontributin për reformat që do të bëhen në sistemin e drejtësisë në vend. Me këtë rast Ministrja kërkoi mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë së Gjermanisë për procesin e hartimit të  Kodit Civil sipas modelit gjerman si dhe për reformat tjera që po ndërmerren siç janë rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit, përgjegjësia disiplinore e gjykatësve dhe prokurorëve, të gjitha këto reforma në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit.

Po ashtu, ata dy diskutuan mundësinë e hapjes së një Fakulteti Juridik gjerman në Kosovë, me qëllim të forcimit të arsimit në fushën juridike.

Ministri federal i Drejtësisë, Heiko Maas ka shprehur përkrahje ndaj punës së Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës duke vënë në pah gatishmërinë për mbështetjen e mëtejme për drejtësinë e Kosovës dhe fuqizimin e sundimit të ligjit.

“Do të jemi pranë jush në zgjidhjen dhe tejkalimin e sfidave në fushën e sistemit të sundimit të ligjit në Kosovë. Përkrahja jonë nuk do të mungojë dhe ekspertët tanë do të ofrojnë mbështetjen e tyre jo vetëm gjate hartimit të legjislacionit por edhe gjatë zbatimit të tyre, duke ofruar përvojat më të mira”, theksoi ministri Maas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat