Policet qerasen me drekë për 8 Mars

Kosova

Policet qerasen me drekë për 8 Mars

Më: 8 mars 2017 Në ora: 12:01
Dhuratë për festën e 8 Marsit ka bërë edhe Policia e Kosovës për koleget e tyre.

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas shënohet në tërë botën e po ashtu edhe në Kosovë.

Zakonisht institucionet bëjnë dhurata për 8 Mars për gjininë femërore.

Dhuratë për festën e 8 Marsit ka bërë edhe Policia e Kosovës për koleget e tyre.

Ato sot do të qerasen me një drekë e cila është organizuar nga Sindikata e Policisë.     

Nënkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës Shaban Tasholli tregoi për KosovaPress për këtë organizim që ka bërë sot policia për pjesëtaret e uniformuara.    

Tasholli: Drekë për policet

 ‘’Ne për 8 Mars kemi organizuar një drekë për anëtaret e sindikatës së policisë në orën 12:00”, tha Tasholli për KosovaPress.

Policia e Kosovës në mesin e saj ka një numër të femrash prej 8 përqind.

Sipas  Tashollit kjo shifër jo që është e kënaqshme, por wshtw më  e mira në Evropë.

Tasholli: Përqindja e femrave në polici shumë e kënaqshme.

“Në Polici janë 1300 femra janë të punësuara. E kemi një përqindje të kënaqshme, jo të kënaqshme, por më të mirën në Evropë,mirëpo ka qenë një statistikë bukur e lartë deri në 20 përqind kemi pasur femra në fillim, por, në mënyrë graduale, por tani prapë e kemi përqindjen e mirë në krahasim me shtetet tjera në gjininë femërore, sidomos në uniformë”, tha Tasholli.

Ndryshe Policia e Kosovës për çdo vit organizon ndeja ose shpërndan dhurata për policet femra për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat