Kryetari Vehapi mbështet financiarisht 30 nëna mbajtëse të familjeve

Kosova

Kryetari Vehapi mbështet financiarisht 30 nëna mbajtëse të familjeve

Më: 8 mars 2017 Në ora: 14:11
Kryetari Vehapi

Për nder të festës së 8 Marsit-Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka nënshkruar vendimin për ndarjen e ndihmave financiare momentale për 30 nëna, të cilat janë evidentuar si raste në asistencë sociale dhe të cilat janë mbajtëse të familjeve apo nëna vetushqyese.

Përzgjedhja e nënave të cilat janë mbajtëse të familjeve, është bërë përmes komisionit i cili është formuar nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe shpërndarja e mjeteve financiare, do të bëhen nga DSHMS-së, njofton Zyra për Informim pranë KK të Rahovecit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat