Krijohet Grupi i Miqësisë Itali-Kosovë në parlamentin Italian

Kosova

Krijohet Grupi i Miqësisë Itali-Kosovë në parlamentin Italian

Më: 8 mars 2017 Në ora: 15:27
Të martën, për herë të parë u formua Grupi i Miqësisë për Kosovën, grup në të cilin janë përfshirë deri tani 45 senatorë dhe deputetë.

Tani e tutje Kosova do të ketë një derë të hapur edhe në të dyja dhomat e parlamentit Italian. Të martën, për herë të parë u formua Grupi i Miqësisë për Kosovën, grup në të cilin janë përfshirë deri tani 45 senatorë dhe deputetë.

Kryetar i grupit u emërua senatori Gianpiero Dalla Zuanna, Profesor i Demografisë në Universitetin e Padovas. Ceremonia e krijimit të grupit miqësor Itali – Kosovë u zhvillua në Pallatin Madama, e cila është selia e Senatit të Republikës Italiane. E ftuar në këtë ceremoni ishte edhe ambasadorja e Kosovës në Itali Alma Lama, e cila edhe inicioi krijimin e këtij grupi të miqësisë në parlamentin italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat