Ja si po festohet 8 Marsi në Kosovë

Kosova

Ja si po festohet 8 Marsi në Kosovë

Më: 8 mars 2017 Në ora: 18:58
Festa në Kosovë

Dita Ndërkombëtare e Gruas, është shënuar në Kosovë, në mënyra të ndryshme. Fillimisht ishin lulet, ato që iu dhuruan grave, pastaj pati edhe dhurata tjera për t’i nderuar gratë, ndërsa, në mbrëmje, restorantet kanë organizuar mbrëmje me këngëtarë të estradës tonë.

Sheshi ishte i mbushur me lule, derisa më të lumturat dukeshin gratë që merrnin dhurata nga më të ndryshmet. Qytetarët që kp intervistoi thanë se respekti për gruan duhet të jetë çdo ditë.

Shyqri Thaçi, qytetar nga Prishtina tha se të shoqen ka vendosur ta surprizojë duke e dërguar në darkë, meqenëse kjo ishte dëshira e saj. 

Thaçi: Kam plan që gruan ta dërgoj diku në darkë video

“Sot lule nuk kam blerë por kam plan që gruan ta dërgoj diku në darkë. Ajo më qejf kishte një darkë se sa t’i blejë lule”, tha ai. Ndërsa, qytetari Rrahman Rrahmani në Ditën e 8 Marsit, tha se dhuratat si buqeta me lule nuk janë asgjë sepse femrës duhet t’i njihet besnikëria dhe sakrifica që ajo bënë çdo ditë. 

Rrahmani: Gruas duhet t’i vlerësohet besnikëria

video “Femra nuk është sa duhet dhe sa ka vlerë as në Qeveri, as në popull, as tek njerëzit tonë sepse gruas duhet t’i duket bukuria, t’i vlerësohet besnikëria dhe sakrifica që i rriti fëmijët. Një buqetë lule nuk është asgjë sepse dashuria i ka dy përcjellje mirësinë dhe durimin, dashuria me dhurata gjithherë ka vërejtje dhe unë mendoj se barabarësia është themeli më i shëndoshë i dashurisë, kjo është dhurata më e ndershme dhe më e vlefshme”, tha ai. 

Kurse, profesori Riza Smaka nënvizoi se roli i femrës është i rëndësishëm jo vetëm gjatë kësaj dite por gjatë gjithë vitit. 

Ai tutje tha se është ithtarë i nderimit të femrës dhe nuk ka popull në botë që nderon femrën më shumë se sa populli shqiptar. 

Smaka: Femrën gjithnjë e kam respektuar

video “Rolin e femrës jo vetëm në këtë ditë por në 365 ditë të vitit e shoh shumë të rëndësishëm, femrën gjithnjë e kam respektuar, e respektoj dhe femra jo vetëm tek ne por askund në botë nuk respektohet sa meriton....Femra është nëna, edukatorja, fëmiu shumë më tepë është në influencën e femrës, nëse e ka nënën e mirë fëmijët dalin të mirë, edhe burri natyrisht por gjithsesi unë jam ithtarë i nderimit të femrës. T’ua them edhe këtë nuk ka popull në Evropë që e nderon femrën më tepër se sa populli shqiptarë”, tha ai.

Festa e 8 Marsit, vazhdon në shumë restorante, ku do të këndojnë emëra të njohur të estradës sonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat