Kosova pritet ta nënshkruajë Traktatin për Transport

Kosova

Kosova pritet ta nënshkruajë Traktatin për Transport

Më: 8 mars 2017 Në ora: 20:22
Takimi i ministrit Zharku me Calavera-n dhe Apostolova-n

Sot, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku takoi drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të Komisionit Evropian, Genoveva Ruiz Calavera dhe Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesen e posaçme të Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, njofton kumtesa nga Ministria.

Në këtë takim, ministri Zharku i njoftoi përfaqësuesit e BE-së me, sis thotë kumtesa, të arriturat e Ministrisë së Infrastrukturës, projektet e realizuara dhe me ato që planifikohen të realizohen.

Po ashtu, u bisedua lidhur me Traktatin për Transportin, i cili pritet të nënshkruhet këtë vit, për investimet në hekurudhat e Kosovës, linjën Hekurudhore X dhe investimet në infrastrukturën rrugore.

Ruiz Calavera nënvizoi rëndësinë e Traktatit për Transport dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat