Kosova përfiton nga përvoja kroate në procesin e integrimit evropian

Kosova

Kosova përfiton nga përvoja kroate në procesin e integrimit evropian

Më: 10 mars 2017 Në ora: 13:15
Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj takim me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.

Ministrja e Integrimit Evropian,  Mimoza Ahmetaj zhvilloi një takim jashtëzakonisht të frytshëm me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë,  Marija Kapitanoviq.

Në këtë takim, më në detaje u diskutua për avancimin rreth zbatueshmërisë së Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA) pasiqë Kroacia ka qenë vendi i parë i Ballkanit Perëndimor tek i cili u aplikua instrumenti i MSA-së dhe si janë menaxhuar sfidat në këtë proces. Natyrisht Kosova ka nevojë për përvojën dhe ekspertizën Kroate në zbatimin e MSA-së për të shërbyer si udhërrëfyes gjatë këti procesi.

Në vazhdim u fol  edhe për gjendjen aktuale me Agjendën Evropiane të Reformave, konsultimet me akterët kyç për përcaktimin e Kosovës për Programet e BE-së dhe gjendjen aktuale rreth procesit të Liberalizimit të Vizave për Kosovën.

Me këtë rast Ahmetaj potencoi rëndësinë e ndërlidhjes së drejtëpërdrejtë me homologët kroat të zyrtarëve institucional të Kosovës në mënyrë që edhe komunikimi dhe shkëmbimi të jetë i struktururar dhe konkret.

Nga ana e saj, Kapitanoviq ritheksoi gatishmërinë e Kroacisë për të zgjëruar bashkëpunimin rreth agjendës evropiane, rrjedhimisht në kuadër të zbatimit të MSA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat