Shkolla “7 Shtatori” e Rahovecit do të bëhet me objekt të ri

Kosova

Shkolla “7 Shtatori” e Rahovecit do të bëhet me objekt të ri

Më: 10 mars 2017 Në ora: 16:39
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “7 Shtatori”

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Komunës së Rahovecit dhe Ministrisë së Administratës Publike (MAP), Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “7 Shtatori” në qytetin e Rahovecit, e cila aktualisht ka 312 nxënës, do të bëhen me objekt të ri dhe sallë të re të edukatës fizike.

Sipas njoftimit të Komunës së Rahovecit, vlera totale për ndërtimin e objektit të shkollës dhe sallës së edukatës është 1 milion e 384,418.31 euro dhe do të ketë 3982 metra katror, ky projekt financohet nga MAP-i.

Punët për ndërtimin e objektit të shkollës dhe sallës së edukatës fizike, pritet që të fillojnë shumë shpejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat