Xhavit Drenori: Mjerë ne ku po rrisim fëmijët!

Kosova

Xhavit Drenori: Mjerë ne ku po rrisim fëmijët!

Më: 11 mars 2017 Në ora: 08:21
Asamblisti i Kuvendit Komunal Xhavit Drenori

Dje janë bërë dy vite kur u kallëzuan penalisht zyrtarët përgjegjës në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për mos monitorim të cilësisë së ajrit, ujit dhe tokës gjatë viti 2014 në Drenas, dhe për pajisje me Leje të integruar mjedisore fabrikës së Ferronikelit, pa plotësuar kushtet. Këtë e ka përkujtuar asamblisti i Kuvendit Komunal Xhavit Drenori i cili ishte edhe iniciatori për ngritjen e kallëzimit penal.

Ai thotë se lënda po sillet sa tek një prokuror sa të tjetri.

“Sado që edhe zyra e Avokatit të Popullit po e monitoron këtë lëndë, asesi të “guxoi” ndonjë Prokuror të ngris aktakuzë, edhe pse bëhet fjalë për keqpërdorim të skajshem të pozitave zyrtare e më këtë duke shkaktuar rrezik të përgjithshem të shëndetit të qytetarëve të Drenasit”, ka thënë Drenori.

Kallëzimi penal ishte i faktuar në çdo pikë të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat