Lekaj për Hadi Shehun: Do të na mungojë fizikisht sepse trashëgimia që ka lënë prapa do të kujtohet gjithnjë

Kosova

Lekaj për Hadi Shehun: Do të na mungojë fizikisht sepse trashëgimia që ka lënë prapa do të kujtohet gjithnjë

Më: 12 mars 2017 Në ora: 13:24
Pal Lekaj

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, vdekjen e aktorit Hadi Shehu e ka quajtur aktor të përmasave më madhore të kulturës mbarëshqiptare të artit.

Sipas Lekaj, gjurmët e Shehur do të jenë të pashlyeshme në historinë e artit teatral, “veçanërisht për Gjakovën, por edhe për Kosovën dhe mbarë hapësirat ku flasin shqip”.

“Hadi Shehu do të mbetet padyshim aktori ynë më i madh, pa të cilin sot mbeti Gjakova, Kosova e krejt Shqiptarët. Të gjithëve do t'iu mungojë, por vetëm fizikisht, sepse trashëgimia që ka lënë prapa do ta bëjnë që të kujtohet gjithnjë. Ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të aktorit Shehu”, ka thënë Lekaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat