Moti për pesë ditët e ardhshme

Kosova

Moti për pesë ditët e ardhshme

Më: 12 mars 2017 Në ora: 14:41
Prishtina

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve në vazhdim mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit, vranësirat tri ditët e para të javës vende-vende do të shoqërohen me reshje të intensitetit të dobët.

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri 4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe më pas nga dita e enjte era do të ndryshoj kahun në drejtim të jug perëndimit shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 7m/s”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat