Platforma për Drejtësi, alternativë për qytetarët e Klinës

Kosova

Platforma për Drejtësi, alternativë për qytetarët e Klinës

Më: 13 mars 2017 Në ora: 12:49
Takimi i Lëvizjes për Drejtësi në Klinë

Sylejman Çerkezi, lider i Lëvizjes për Drejtësisë brenda PD-së, vazhdon me aktivitet politike nëpër degë, me qëllim unifikimin dhe organizimin e spektrit Konservator në Kosovë. Një vizitë të tillë Çetkezi, e zhvilloj edhe në Komunën e Klinës, ku u prit nga Kryetari i degës Imer Pantina me bashkëpunëtor.

Me këtë rast, Çerkezi në këtë takim deklaroi se: "Ka ardhur koha që të votohet kjo platformë për Drejtësi, sepse është partia e vetme e cila garanton që do të jetë një digë e qëndrueshme dhe e pakapërcyeshme për të gjitha dukuritë negative në shoqëri, përfshirë korrupsionin institucionale dhe krimin e organizuar".

Ndërkaq, Sekretari i Përgjitshëm i PD-së z.Fidan Mustafa deklaroi se: "E kemi për obligim ndaj qytetarëve tanë që të punojmë çdo ditë e më shumë në mënyrë që të kenë një derë ku mund të drejtohen për një të ardhme më të ndriçuar në institucionet lokale”.

Nikoqiri i këtij takimi, Imer Pantina, falënderoi mysafirët për vizitën dhe ndër tjera theksoj se: "Dega jonë në Klinë gjithnjë e më shumë po forcon radhët e saja me figura të respektuara në qytetin e Klinës, dhe se e ardhmja si fuqi politike në institucionet lokale është e pashmangshëme".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat