Kosova dhe Luksemburgu për projektet e reja në shëndetësi

Kosova

Kosova dhe Luksemburgu për projektet e reja në shëndetësi

Më: 14 mars 2017 Në ora: 10:56
Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani në takim Ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Anne Dostert

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë priti sot në takim Ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Anne Dostert, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin në shëndetësi.

Siç njofton zyra për informim  nga Ministria e Shëndetësisë, në këtë takim, Ministri Rrahmani e ka njoftuar Ambasadoren Dostert me përgatitjet e Ministrisë si në fushën legjislative ashtu edhe të ngritjes së kapaciteteve edhe kryerjen e përgatitjeve për fillimin e premiumeve shëndetësore si fazë e parë e zhvillimit të fondit të sigurimeve shëndetësore; shtrirjen e Sistemit të Informimit Shëndetësore; ngritjen e kapaciteteve në institucionet shëndetësore dhe proceset e tjera në shëndetësi.

Nga ana e saj, Ambasadorja Dostert ka shprehur interesimin e Qeverisë së Luksemburgut për investimet e ardhshme që ky shtet do t’i bëjë në sistemin shëndetësor të Kosovës, vazhdimin e përkrahjes për projektet aktuale dhe koordinimin edhe me partnerët e tjerë, me qëllim që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë shërbime sa më të mira shëndetësore.

Në njoftim theksohet se Rrahmani ka  siguruar ambasadoren se bashkëpunimi i mirë do të vazhdojë dhe se  edhe investimet e ardhshme do të bëhen në koordinim të plotë midis MSh-së, përkatësisht Qeverive të dy vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat