Nisin vizitat sistematike, arrihet përfshirja e të gjithë nxënësve të klasave I-IX

Kosova

Nisin vizitat sistematike, arrihet përfshirja e të gjithë nxënësve të klasave I-IX

Më: 14 mars 2017 Në ora: 15:23
Vizitat sistematike shëndetësore për nxënësit e klasave të para, të pesta dhe të nënta në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë

Për të katërtin vit me radhë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, në koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës dhe me ndihmën e Drejtorisë Komunale të Arsimit ka filluar vizitat sistematike shëndetësore për nxënësit e klasave të para, të pesta dhe të nënta.

Gjatë këtyre vizitave, të cilat synojnë kontrollin shëndetësor të të gjithë nxënësve në këto paralele, parandalimin e sëmundjeve, promovimin e shëndetit dhe edukimin shëndetësor,  janë identifikuar shumë patologji, për të cilat Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare dhe Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka marr një varg masash për evitimin e tyre.

Ky vit është shumë i rëndësishëm, pasi plotëson ciklin prej katër viteve, me ç’rast tanimë janë përfshirë të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri te klasa e nëntë. Nga viti i ardhshëm, të gjithë fëmijët do t’iu nënshtrohen kontrolleve për herë të dytë.

Kjo mundëson krahasimin me rezultate konkrete dhe të matshme për shëndetin e të gjithë nxënësve dhe masave konkrete që pritet pastaj të ndërmerren bazuar në këto rezultate.

Duke marr shkas nga kjo situate dhe rëndësinë që këto vizita kanë në shëndetin e fëmijëve, lusim të gjithë prindërit e fëmijëve në këto paralele, për bashkëpunim dhe koordinim të plotë me stafin shëndetësor si dhe me mësuesit dhe kujdestarët e klasave përkatëse, thuhet në një komunikatë për media të Komunës së Prishtinës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat