Vazhdojnë punimet për rregullimin e ndriçimit publik në Rahovec

Kosova

Vazhdojnë punimet për rregullimin e ndriçimit publik në Rahovec

Më: 14 mars 2017 Në ora: 15:38
Vazhdojnë punimet për rregullimin e ndriçimit publik në Rahovec

Në kuadër të projektit “Zgjerimi dhe mirëmbajtja e rrjetit të ndriçimit publik në Komunën e Rahovecit”, në rrugën “28 Nëntori” të Rahovecit po vazhdojnë punimet për rregullimin e ndriçimit publik.

Me këtë rast, drejtori i Shërbimeve Publike, Muhamet Behra, i cili ka vëzhguar ecurinë e punimeve, tha se ato janë duke shkuar sipas dinamikës së paraparë me kontratë dhe se deri më tani kanë përfunduar punimet në disa rrugë.

“Tani operatori është duke punuar në rrugën “28 Nëntori” dhe “Gëzim Hamza” në qytetin e Rahovecit. Në të dy rrugët, është planifikuar të rregullohet i tërë rrjeti i ndriçimit publik i ri, pasi që në këto dy rrugë deri më tani nuk ka pasur fare rrjet të ndriçimit publik”, tha ai.

Ndryshe, në kuadër të këtij projekti, është punuar në mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit të ndriçimit publik edhe në fshatin Fortesë dhe do të punohet edhe në dy fshatrat tjera si në Ratkoc dhe Krushë të Madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat