Abdullah Mehmeti zgjedhet kryetar i degës së AKR-së në Podujevë

Kosova

Abdullah Mehmeti zgjedhet kryetar i degës së AKR-së në Podujevë

Më: 21 maj 2017 Në ora: 19:50
Kryetari më i ri u shpreh i nderuar që do t`i përfaqësojë vendasit e tij në këtë detyrë, duke u zotuar kështu për angazhim dhe përkushtim edhe më të madh në të ardhmen.

Në prani të një numri të madh të qytetarëve, Aleanca Kosova e Re sot ka mbajtur Kuvendin e Degës në Podujevë, ku me shumicë votash kryetar u zgjodh Abdullah Mehmeti.

Kryetari më i ri u shpreh i nderuar që do t`i përfaqësojë vendasit e tij në këtë detyrë, duke u zotuar kështu për angazhim dhe përkushtim edhe më të madh në të ardhmen.

Punimet e këtij Kuvendi, kishte ardhur t’i ndjekë nga afër edhe Nënkryetari i AKR-së Korab Sejdiu, po ashtu edhe Sekretari i përgjithshëm i AKR-së Vesel Makolli, Kryetari i Forumit Rinor Sami Boroci, e shumë të tjerë.

Nënkryetari Sejdiu tha se tani është koha që t’i themi stop keqqeverisjes që vazhdon tash e sa vite. “Ka ardhur koha për një frymë të re. AKR është gati t’ua kthejë shpresën të gjithë qytetarëve. Puna e denjë, e sinqertë, e me duar të pastra, do të jetë përgjigjja që ne do t`iu japim qytetarëve të Kosovës” tha ai.

Kuvendin me një fjalë rasti e përshëndeti edhe Sekretari i përgjithshëm i partisë, Vesel Makolli, i cili tha se konsolidimi i degës së AKR-së në Podujevë, është një dëshmi tjetër që jemi më të fuqishëm se kurrë drejt arritjes së qëllimit tonë të përbashkët me AKR-në në qeverisje. “Me programin e AKR-së do të krijohet shteti i rendit dhe ligjit. Në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë të keqpërdoret buxheti i shtetit” tha ndër të tjera Sekretari i AKR-së.

Më pas Kuvendi vazhdoi punimet me zgjedhjen e strukturave të tjera udhëheqëse të degës, duke shënuar kështu përmbylljen e procesit të konsolidimit të të gjitha nëndegëve, si dhe Forumeve të partisë edhe në këtë Komunë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat