Ish-zyrtari i komunës së Fushë-Kosovës shpallet i pafajshëm

Kosova

Ish-zyrtari i komunës së Fushë-Kosovës shpallet i pafajshëm

Më: 22 maj 2017 Në ora: 11:54
Pamje nga Gjykata

Një ndërtues i një objekti pa leje në Fushë Kosovë është dënuar me gjashtë muaj burg, ndërsa ish-zyrtari i kësaj komune është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Atdhe Kabashi ka marrë gjashtë muaj burg, dënim i cili me pajtim të palëve është zëvendësuar me një gjobë prej 3,600 euro pasi që e ka pranuar që ka bërë një ndërtim pa leje.

Ndërsa ish-drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Fushë-Kosovës, Jakup Dumani, i cili akuzohej për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Jakup Dumani akuzohej nga Prokuroria Themelore në Prishtinë se gjatë viteve 2013-2014 në pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Fushë-Kosovës ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit për firmën “Kabashi AM”.

Ndërsa Atdhe Kabashi akuzohej se gjatë viteve 2013 – 2014 në cilësinë e pronarit të firmës “Kabashi AM”, me seli në Prishtinë, ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Ndërtimin, pasi në mënyrë të kundërligjshme pa leje ndërtimi ndërtoi objektin banesor në zonën kadastrale në Fushë-Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat