Rahoveci fiton projekt me vlerë 200 mijë dollarë nga UNDP-ja

Kosova

Rahoveci fiton projekt me vlerë 200 mijë dollarë nga UNDP-ja

Më: 22 maj 2017 Në ora: 14:39
Projektin të cilin e ka fituar komuna e Rahovecit me vlerë 200 mijë dollarë nga UNDP-ja, ka të bëjë me "Ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujerave të ndotura sipas sistemit biolagunar"

Kryetari i komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, sot ka pritur në takim Shkipe Hajdari-Gjurgjaliu, Riza Hajdari nga UNDP-ja dhe Osman Fetoshi, nga departamenti i ujërave në Ministrinq e Planifikimit Hapësinor.

Në takim u bisedua, për projektin të cilin e ka fituar komuna e Rahovecit me vlerë 200 mijë dollarë nga UNDP-ja e që ka të bëjë me “Ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujerave të ndotura sipas sistemit biolagunar”, projekt ky i cili do të realizohet në fshatin Kramovik.

Shkipe Hajdari-Gjurgjaliu, udhëheqëse e programit për mjedis në UNDP,  ka falënderuar kryetarin për interesimin e tij për realizimin e këtij projekti, i cili është i një rëndësie të madhe për Banorët e fshatit Kramovik. 

Nga ana e tij kryetari Vehapi, duke e ditur rëndësinë e projektit ka thënë se realizimi i këtij projekti në fshatin Kramovik është i një rëndësie të madhe, dhe sigurisht që ky projekt do të pritet mirë edhe nga ana e banorëve të cilët jetojnë në atë fshat. Ai po ashtu, u shpreh se komuna e Rahovecit, do të vazhdojë përkrahjen për realizimin e këtij projekti deri në jetësimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat