Reagon koalicioni Vakat: Kandidatët shqiptarë të hiqen nga partitë boshnjake

Kosova

Reagon koalicioni Vakat: Kandidatët shqiptarë të hiqen nga partitë boshnjake

Më: 22 maj 2017 Në ora: 14:45
Koalicioni VAKAT

Koalicioni VAKAT, pas publikimit të kandidatëve për deputetë në listën zgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), dhe verifikimi i faktit që në listën e koalicionit SDA-BSDAK, nga ana e Numan Baliq dhe Hilmo Kandiq, të paraqitura për vendet e garantuara ne Kuvend për komunitetin boshnjak, janë të përfshirë shumë pjesëtar të nacionalitetit shqiptar.

Vakat bën të ditur se është ankuar edhe në KQZ, tek presidenti i   Kosovës, OSBE-ja dhe ambasadat me kërkesë që listat e këtilla të përjashtohen në përgjithësi apo të paktën nga ato të shkarkohen personat që i takojnë nacionalitetit shqiptar.

“Me këtë akt të Numan Baliqit me bashkëpunëtorin e vet, pasi që është përjashtuar nga shumica e popullit boshnjak të Kosovës - për të këqijat që i ka shkaktuar 17 vite me radhe, qëllimisht dhe drejtpërdrejt  shkatërron sistemin e përfaqësimit të komuniteteve joshumicë në Kosovë në vendet e tyre të garantuara, ku për komunitetin boshnjak në Parlament janë tri vende.  Ftojmë njerëzit e nacionalitetit shqiptar të listës SDA-BDSK të tërhiqen nga lista, që mos të lejojnë të jenë të keqpërdorur nga këta dy persona të cilët veç i kanë shkaktuar shumë dëme në marrëdhëniet shqiptaro-boshnjake e sidomos boshnjakëve në  marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare", thuhet në reagim.

 Ne jemi të vetëdijshëm se shumica e madhe e shqiptarëve nuk kanë asgjë kundër neve, njëjtë sikurse ne që nuk kemi asgjë kundër tyre, sepse ne bashkërisht po e ndërtojmë shtetin tonë të Kosovës”, thuhet në reagim.

Vakat bën të ditur se nëse e nuk mirret vendim i drejtë në KQZ, që nga ajo listë e kandidatëve te SDA-BSDK të shkarkohen personat e komunitetit shqiptar, do t’i drejtohen me  padi Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. 

Lista e SDA-BSDAK

 01.Numan Baliq 

02.Hilmo Kandiq 

03.Kaltrina Berisha 

04.Sefket Hukiq 

05.Ardian Nokaj 

06.Ifeta Jakupi 

07.Enis Haredini 

08.Afrim Haziri 

09.Jasmina Krasniqi 

10.Gëzim Spahiu 

11.Kreshnik Husaj 

12.Arife. Berisha 

13.Saranda Jakupi 

14.Florim Rrudhani 

15.Driton Zogu 

16.Selma Muriq 

17.Eshref Islamovic 

18.Seki Kandiq 

19.Bahtije Sylemani 

20.Nihat Habibovic  

21.Ardemina Hadic 

22.Faton Gjukaj 

23.Xhemajl Qadraku  

24.Arben Haliti 

25.Elzana Kandiq 

26.Shkumbin Demolli 

27.Edin Islamoviq

28.Nexhad Mumunovic

29.Nita Zhuri

30.Rafet Kojiq

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat