Nisma për Kosovën nga nesër me 4 asamblistë në Drenas

Kosova

Nisma për Kosovën nga nesër me 4 asamblistë në Drenas

Më: 22 maj 2017 Në ora: 17:55
Katër asamblistë të Nismës në Kuvendin Komunalin të Drenasit

Nisma për Kosovën në Drenas nga nesër do t’i ketë katër asamblistë në Kuvendin Komunal.

Vehbi Berisha dhe Nexhmedin Bala së fundi kanë aderuar në këtë parti.

Berisha e ka bërë kërkesën tek kryesuesi i Kuvendit, Naim Bazaj për transferin e kërkuar.

Kjo është kërkesa:

I nderuar Kryesues i Kuvendit Komunal të Drenasit z. Bazaj, siç edhe jeni njoftuar nga mediet e ndryshme gjatë ditëve që lamë pas, se unë Vehbi Berisha së bashku me kolegun Nexhmedin Bala nga data 13.05.2017 i jemi bashkuar subjektit politik NISMA për Kosovën, prandaj tani e tutje ne do të jemi pjesë e grupit të Asamblistëve të NISMA për Kosovën në Kuvendin Komunal të Drenasit. Prandaj në lidhje me këtë kërkojmë nga ju i nderuar kryesues që në mbledhjen e nesërme me datë 23.05.2017 ta njoftoni kuvendin zyrtarisht në lidhje me ketë vendim tonin

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat