Nënshkruhet projekti për “Parkun Industrial” në Qylagë të Lipjanit

Kosova

Nënshkruhet projekti për “Parkun Industrial” në Qylagë të Lipjanit

Më: 22 maj 2017 Në ora: 18:52
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami duke nenshkruar marreveshjen

Në kuadër të angazhimeve për themelimin e Zonave Industriale nëpër komunat e Kosovës, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, nënshkroi sot marrëveshjen për bashkëfinancimin me Komunën e Lipjanit, për projektin “Parku Industrial” në Qylagë të Lipjanit.

Me këtë rast, ministrja Bajrami tha se Qeveria e Kosovës ka shënuar rezultate të konsiderueshme ekonomike dhe është e kënaqur që po e çojmë më tej procesin e ndërtimit të zonave industriale përmes të cilave lehtësohet shumë puna e bizneseve.

Parku i biznesit në Lipjan do të mundësojë lokacion shumë të përshtatshëm dhe me kosto tejet të ulët për kompanitë vendore dhe të huaja që të zhvillojnë afarizëm në vendin tonë, duke mundësuar krijimin e vendeve të reja të punës.     

Vlera e investimit në këtë projekt për vitin 2017 është 385,000.00 euro, ku prej kësaj shume MTI kontribuon me 345,000.00 euro ndërsa Komuna e Lipjanit me 40,000.00 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat