E konfirmon Policia, sulmohen me armë zjarri zyrat e PDK-së

Kosova

E konfirmon Policia, sulmohen me armë zjarri zyrat e PDK-së

Më: 23 maj 2017 Në ora: 11:23
PDK

(E plotësuar) - Policia e Kosovës konfirmon se mbrëmë rreth mesnate zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj janë sulmuar me armë zjarri.

Sipas Policisë nga ky sulm është dëmtuar një dritare e zyrave të kësaj partie dhe një dritare e një lokali që gjendet në afërsi të selisë së PDK-së.

 “Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ky sulm. Policia po heton për të dyshuarit e mundshëm”, tha për KosovaPress, Fexhrije Pllana nga Policia rajonale e Mitrovicës.

Sulmohen me armë zyrat e PDK’së në Skenderaj, shkak pakënaqësia me listat për deputetë

Persona të panjohur deri më tani, mbrëmë kanë sulmuar selinë e PDK’së në Skënderaj.

Në orët e vona të mbrëmjes, dikush ka shtënë me armë në drejtim të zyrave të PDK’së në Skenderaj.

Pas kësaj, Policia ka dal në vendin e ngjarjes, por deri tani askush nuk është arrestuar.

Besohet se shkak i këtij sulmi është pakënaqësia që dikush ka mundur të ketë me emrat që janë në listën zgjedhore e të cilët janë publikuar mbrëm pak para mesnatës.

Dega e PDK’së nga kjo konunë ka dërguar 21 emra për deputetë po fare pak nga ata janë përfshirë në listën e koalicionit PDK-AAK-NISMA.

Lajmin per media e ka konfirmuar nënkryetari i degës së PDK-së, në Skenderaj, Bekim Haxhiu. Ai deklaroi se në bazë të të dhënave që ka deri më tani asnjë person nuk është lënduar.

“Po unë sot u njoftova nga një zyrtar i yni që gjendet në zyrat tona në Skenderaj. Mbrëmë në orët e vona qenkan sulmuar zyret tona. Zyra jonë dhe një shitore afër që gjendet atje qenkan sulmuar. Nuk kam informata se ndonjë person është lënduar”, ka thënë Haxhiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat