PDK tregon nëse sulmi me armë ishte shkaku i pakënaqësisë me listat

Kosova

PDK tregon nëse sulmi me armë ishte shkaku i pakënaqësisë me listat

Më: 23 maj 2017 Në ora: 12:48
PDK

Hajriz Koci, zëdhënësi i degës së Partisë Demokratike në Skenderaj, ka thënë se nuk dihet nëse cak i sulmit me armë ishin zyrat e tyre, apo një lokal ngjitur me ta.

“Akoma nuk dihet nëse cak i sulmit ishin zyrat e PDK-së, pas më shumë dëmtime ka në lokalin afër nesh”, ka thënë Koci.

“Përjashtojmë çdo mundësi që ky sulm ka ardhur si pasojë e pakënaqësisë brenda strukturave të partisë”.

Në media më herët është raportuar se sulmi ka ndodhur si shkak i pakënaqësisë që dikush ka mundur të ketë me emrat që janë në listën zgjedhore e të cilët janë publikuar mbrëmë pak para mesnatës.

Ndërsa Policia është në vendin e ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetimet për sulmin me armë që ka ndodhë mbrëmë natën në Skenderaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat