Shtylla elektrike që po i rrezikon banorët në QKUK

Kosova

Shtylla elektrike që po i rrezikon banorët në QKUK

Më: 24 maj 2017 Në ora: 16:05
Shtylla në QKUK

Shkojnë për të gjetur shërim për vete ose për të afërmit, por qytetarët që frekuentojnë ambientet e QKUK-së shumë lehtë mund ta pësojnë edhe me jetë.

Një qytetar ka dërguar fotografi në të cilat shihet një shtyllë elektrike që është gati të rrëzohet.

Sipas qytetarit, kjo shtyllë që rrezikon edhe jetën e qytetarëve gjendet në oborrin mes Emergjencës dhe Klinikës Infektive.

Që shtylla elektrike të mos bjerë në tokë dikush i ka futur dy shtylla më të holla.

Sipas qytetarit, nuk dihet prej kur kjo shtyllë është në këtë gjendje.

Media ka kontaktuar me zyrtarë që Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për të pyetur se pse kjo shtyllë është në këtë gjendje.

Drejtori i Shërbimeve Teknike të QKUK-së, Mehdi Krasniq, tha se për këtë çështje e kanë lajmëruar KEDS-in dhe PTK-në qe gati dy javë.

“Na kanë premtuar gojarisht se do të rregullohet por deri më tani nuk është bërë asgjë. Nuk mund të themi se është rrezik i madh sepse edhe vetë telat e mbajnë shtyllën por është e pahijshme për syrin dhe në ndërkohë mund të bëhet e rrezikshme”, tha Krasniqi.

Po ashtu, kallxo ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga KEDS, por kontakti me zëdhënësin Viktor Buzhala ka qenë i pamundur.

Image
Shtylla në QKUK
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat