Nderohen me certifikata mbi 50 dëshmorë të rënë para luftës

Kosova

Nderohen me certifikata mbi 50 dëshmorë të rënë para luftës

Më: 25 maj 2017 Në ora: 15:01
Nderohen me certifikata mbi 50 dëshmorë të rënë para luftës

Mbi 50 dëshmorë dëshmorëve të kombit, të cilët kanë rënë në fushën e nderit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës para luftës çlirimtare të Kosovës, janë nderuar me certifikata, por që deri më tani kjo kategori nuk janë njohur si dëshmorë të kombit nga institucionet e Kosovës.

Në takimin e përbashkët, përveç familjarëve të disa komunave të Republikës së Kosovës, morën pjesë edhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e fundit UÇK-së.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, tha me këtë rast se falë dëshmorëve të rënë nga viti 1981 është bërë realitet çlirimi dhe pavarësia e Kosovës. Sipas tij, falë sakrificës së tyre është themeluar edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ai tha se sot bashkërisht po bëhet një veprim shumë i vogël krahasuar me kontributin dhe vlerat që kanë këto familje.

Jashari: Jam i bindur se pa këta atdhetar nuk do të ndodhte as lufta e UÇK-së

“Besoj që nderi dhe kënaqësia e gjithë neve këtu që jemi është kjo që sot pavarësisht pse pas përfundimit të luftës janë listësuar, por sot edhe zyrtarisht ju ndajmë certifikatat të cilat i meritojnë këto familje dhe konsideroj që mos të kishin ndodhur këto ngjarje në periudhat të ndryshme të historisë 1912-ta ’13-ta, ’45-ta, ’68-ta, ’81-ta dhe ’89-ta, shumë jam i bindur se nuk do të ndodhte as lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Andaj ne çdoherë në çdo kohë do të jemi këmbëngulës që historia jonë mos të degradohet, por historia jonë të njihet edhe nga institucionet e Kosovës në cilën për çka kanë rënë”, theksoi Jashari.   

Ai shtoi se çdoherë i nderojnë, përkujtojnë dhe asnjëherë nuk do të lejohet që të ketë ndarje të dëshmorëve pa marrë parasysh se cilës periudhë historike i takojnë.

Jashari: Kemi bërë përpjekje që mos të njollosim edhe kontributin e gjithë atdhetarëve

“Kemi bërë përpjekje që mos t’i hymë në hak askujt, por kemi bërë përpjekje që mos të njollosim edhe kontributin e gjithë atyre atdhetarëve dhe veprimtarëve që kanë kontribuar për me ardhur deri këtu, dhe sot është një takim i veçantë që ne kemi punuar certifikatat e të gjithë atyre familjarëve e të dëshmorëve qoftë që kanë rënë në protestat e 1968-tës, 1981, protesta 1989-90, madje edhe të atyre që na kanë ardhur ish ushtria jugosllave në arkivole”, deklaroi Jashari.

Vëllai i dëshmorit Afrim Zhitia, Naim Zhitia njëherësh edhe kryetar i Komisionit të Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, theksoi se në këtë listë të dëshmorëve të kombit bëjnë pjesë prej Shaban Shalës deri te Fazli Graiçevci.

Zhitia: Tash e tutje do të jenë në listën e armatës së dëshmorëve të Kosovës

“Sot do të pajisni me certifikatat e dëshmorëve të kombit të anëtarëve tuaj, ata tash e tutje do të jenë në listën e armatës së dëshmorëve të Kosovës… Nuk kemi çka të shtojmë më shumë përveç asaj që t’i përkujtojmë vështirësitë e atyre ditëve që ne disa i mbajmë në mend siç e tha edhe Xhaviti se pa këtë pjesë, sigurisht se nuk do të ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, theksoi Zhitia.

Certifikata të dëshmorit të kombit iu ndanë Afrim Zhitisë, Asllan Pirevës, Hazir Krasniqit, Hafiz Arifit, Murat Mehmetit, Naser Hajrizit, Shukri Kelanit, Xhelal Maliqit, Fahri Fazliut, Ali Ajetit, Bedri Sokol etj. Certifikatat i janë ndarë rreth 50 të rënëve në periudhën epara luftës së fundit nga tërë Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat