Mbahet testi i arritshmërisë për nxënësit e kasave të nënta

Kosova

Mbahet testi i arritshmërisë për nxënësit e kasave të nënta

Më: 26 maj 2017 Në ora: 17:13
Ilustrim

Rreth 32 mijë nxënës të klasave të nënta në gjithë Kosovën, i janë nënshtruar sot Testit të Arritshmërisë të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Sipas MASHT-it, testi u organizuar në 106 qendra të testimit dhe u administrua nga 3 mijë persona të angazhuar nga kjo ministri.

Testi i arritshmërisë shërben për orientimin e nxënësve të shkollave fillore për regjistrim në shkolla të mesme.

Rezultatet e këtij testi priten të bëhen publike më 5 qershor.

Vitin e kaluar ky test ishte anuluar në tre komuna të Kosovës për shkak të parregullsive të vërejtura nga administratorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat