Kryetari Lladrovci viziton nxënësit në testin e arritshmerisë

Kosova

Kryetari Lladrovci viziton nxënësit në testin e arritshmerisë

Më: 26 maj 2017 Në ora: 17:52
Pamje nga vizita

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe drejtori i Arsimit, Tafil Halilaj, kanë vizituar sot të gjitha shkollat ku është zhvilluar testi i arritshmerisë për nxënësit e klasëve të nënta.

Gjatë vizitës, kryetari Lladrovci ka motivuar nxënësit, duke ju thënë se vetëm përmes rezultateve të mira të arritura në mësim varet e ardhmja e juaj dhe e vendit. Testi i arritshmerisë është mbajtur me të gjithë nxënësit e 29 shkollave fillore të Drenasit, për nxënësit e klasëve të nënta (9). Gjithsejt i janë nënshtruar këtij testi 1083 nxënës nga 29 shkolla fillore, ndërsa testi i arritshmerisë është mbajtur në dy shkollat e mesme, "Gjergj Kastrioti-Skënderbeu" dhe "Fehmi Lladrovci", në tri shkollat fillore, në "Ali Gashi" Çikatovë e Re, "Rasim Kiçina" në Drenas dhe "Xheladin Gashi-Plaku" në Komoran.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat