Podujeva po bëhet me banjë termike

Kosova

Podujeva po bëhet me banjë termike

Më: 26 maj 2017 Në ora: 18:46
Sot është vendosur gurthemeli i banjës termike në komunën e Podujevës

Sot është vendosur gurthemeli i banjës termike në komunën e Podujevës. Njoftimin e ka bërë kryetari i Komunës së Podujevës në llogarinë e tij në Facebook.

Veliu tha se ky projekt do të realizohet falë biznismenit Mustafë Abazi, që vepron në Gjermani.

Njoftimi i plotë i Agim Veliut:

Vendosëm gurthemelin për ndërtimin e banjës termike në fshatin Sallabajë. 
Ky projekt do të realizohet falë investimit të kapitalit të biznesmenit llapjan Mustafë Abazi, i cili vepron në Gjermani. 
Ky objekt pritet të jetë një qendër moderne shëndetësore dhe rehabilituese, e cila do të ofrojë edhe mundësi punësimi për qytetarët tanë. 
Komuna e Podujevës mbetet e përkushtuar në ofrimin e kushteve të favorshme për të bërit biznes./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat