Komandanti i KFOR-it viziton Agjencinë e Shërbimit të Navigimit Ajror

Kosova

Komandanti i KFOR-it viziton Agjencinë e Shërbimit të Navigimit Ajror

Më: 26 maj 2017 Në ora: 22:02
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Giovanni Fungo

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Giovanni Fungo, vizitoi Agjencinë e Shërbimit të Navigimit Ajror (ASHNA) të Aeroportit Ndërkombëtar të Kosovës, me ftesë të drejtorit të ASHNA-s, Bahri Nuredini.

Siç njofton KFOR-i, Nuredini pohoi se bashkëpunimi me KFOR-in çdoherë ka qenë i shkëlqyeshëm. Ai ilustroi planin e ASHNA-së për investime të mëtejshme në zhvillim të shërbimeve të navigimit ajror për hapësirën ajrore mbi Kosovë.

“Ky takim gjithashtu shërbeu si rast për të nënshkruar, nga të dyja palët, Procedurat e rëndësishme të Përbashkëta Operacionale. Fushëveprimi i këtij dokumenti është të ofrojë shkëmbimin e informatave të kohës reale në mes të Qendrës së Trafikut Ajror të ASHNA-së dhe Qendrës së Përbashkët Operacionale të KFOR-it”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat